Protesta - Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup ish të përndjekurish politikë kanë protestuar duke u lidhur me zinxhir përpara Insitutit të Përndjekurve me pretendimin se nuk kanë marrë këstin e 8-të dëmshpërblimit për të cilën qeveria ka garantuar shpërndarjen brenda këtij viti.
Ish i përndjekur: ?Jemi skallvëruar, torturuar nga 11, 15, 20 vite në burg dhe na kanë përjashtuar nga dëmshpërblimi duke na hequr të gjitha vitet e burgut.?
Ndërsa të tjerë shprehen se masa e shpërblimit ka qenë e përgjysmuar për shkak të problemeve me dokumentacionin: ?Kemi vuajtur, jemi shkatërruar. Na kanë përgjysmuar lekët. Për këtë arsye kemi bërë dhe grevën e urisë dhe prap do të bëjmë grevë.?
Por kishte edhe ish të përndjekur që e lidhin protestën me figurat komuniste që drejtojnë parlamentin duke iu referuar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi. Ata zhvilluan homazhe edhe për Lirak Bejkon, i cili u dogj gjatë grevës në nëntor të 2012.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-te-perndjekurit-lidhen-me-zinxhire/