Report TV - Nipi plagos gjyshin dhe gjyshen me thikë pasi nuk i dhanë lekë

2018-05-03 0

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në zonën e Freskut. Mësohet se nipi, i cili është arrestuar nga policia, ka qëlluar me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij, nga ana e mamasë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Shkak për konfliktin është bërë fakti se nipi me inicialet Benjamin Kaso 19 vjeç i ka kërkuar para gjyshërve të tij, H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç, dhe pasi ata nuk i kanë dhënë, janë konfliktuar e më pas ai i ka qëlluar me thikë. Dy të moshuarit janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një bankomat ku dy të moshuarit sapo kishin tërhequr parat e tyre. Aty më pas ka ndodhur edhe përplasja mes dy të moshuarve dhe nipit të tyre. Ai i ka kërkuar paratë, pasi ata kanë mohuar ti japin atij shumën e konfliktuar ai ka tentuar t'ia marri me dhunë ku më pas edhe i ka goditur me thikë.

Free Traffic Exchange