Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e shtetit tha të enjten se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku mbetën të plagosur edhe dy persona, janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të dy me precedentë penalë të mëparshëm. Në vendin e krimit të dyfishtë u gjetën më shumë se 40 gëzhoja dhe një armë tip pistoletë që dyshohet se i përkiste viktimës Zamir Latifi.
Sipas hetimeve, dyshohet se Orges Bilbili ka drejtuar makinën e autorëve ndërsa Laert Haxhiu ka qëlluar me armë.
Hetuesit kanë zbardhur edhe motivin e atentatit që ndodhi të mërkurën pranë komisariatit të Lushnjes në lagjen ?Loni Dhamo?.
?Nga analiza e informacioneve që ka mbledhur grupi hetimor, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me krimin e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas?, bën me dije policia, duke iu referuar plagosjes së Xhulio Shkurtit një vit më parë, mik dhe i afërm i dy të vrarëve në atentatin e të mërkurës, 11 tetor 2017.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/autori-i-atentatit-vjet-tentoi-ti-vriste-nipin-aldo-bares/