Ora News - Basha: Rama lidhje personale me krimin. Kuvendi në kolaps

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se është i lidhur personalisht me krimin. Ai tha se Ruçi me urdhër të Ramës ka futur Kuvendin në kolpas pasi nuk kërkon të përballet me debatin për zgjedhjet dhe debatin për krimin.
Basha: Sot, Gramoz Ruçi me urdhër të Ramës ka futur në kolaps kuvendin duke shkelur rregulloren. E ka bërë me një motiv, me një synim që mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, mos ketë debat për çështjen e krimit që ka sot në kontroll qytet kryesore të Shqipërisë. Siç ka në kontroll Lushnjen, ku dje ndodhu fatkeqësia e radhës, siç ka në kontroll Elbasanin, Shijakun, Shkodrëm Lezhën, Krujën, Vlorën, Fierin, Dibrën, Tepelenën. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është që të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse janë në aleancë me Edi Ramën.
Sot opozita për të dytin vit radhazi është gati ta ballafaqojë Edi Ramën me faktet e lidhjes së tij personale me krimin dhe kriminelët. Kjo nuk është metaforë, personale të Edi Ramës me krimin e organizuar. Edi Rama e di këtë sepse ne e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Lus çdo media të thotë të vërtetën sic është.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-lidhje-personale-me-krimin-kuvendi-ne-kolaps/

Free Traffic Exchange