Meta takon Ramush Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Meta, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, është takuar me kryeministrin e vendit fqinj Ramush Haradinaj.

Zoti Meta theksoi se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes dy vendeve të pasurohen edhe më shume.


Dy drejtuesit e lartë folën edhe për proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të Kosovës.

Në mënyrë të veçantë, Meta iu referua nevojës së madhe për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizave nga ana e BE-së për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi është një sfidë e pashmangshme për Kosovën, dhe për këtë duhet gjetur një zgjidhje e shpejtë në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë me këtë vend fqinj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë. Meta u takua edhe me kreun e Parlamentit, Kadri Veseli.

Presidenti e përgëzoi Veselin për rizgjedhjen në postin e kryeparlamentarit dhe shprehu besimin se projektet e bashkëpunimit mes dy parlamenteve do të vijojnë sipas frymës se marrëdhënieve vëllazërore ndërshtetërore.

Meta theksoi se Kuvendi i ri Kosovës dhe forcat politike do të gjejnë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi dhe rifillimin e dialogut me Serbinë.

Një ditë më parë presidenti Meta u takua me homologun Hashim Thaçi. Ky i fundit kërkoi që Shqipëria t?u japë shtetësinë qytetarëve të Kosovës me qëllim lëvizjen e lire ne vendet e Bashkimit Europian.

Por Meta theksoi se zgjidhja e problemit vjen vetëm përmes dialogut dhe plotësimit të kushteve të Brukselit.

Free Traffic Exchange