Fyerja e Ramës çoi në ndërprerje të seancës? Përgjigjet Berisha

2018-05-03 1

?Po si ta thotë mendja se mund të më ofendojë mua Edi Rama. Po ai të nderon në çdo fjalë që të thotë, Edvin Shullazi, ça fjale është ajo?, kështu u shpreh ish ? Kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse një ofendim i Ramës drejtuar tij, çoi në ndërprerjen e seancës.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, se po shkatërrojnë institucionin e parlamentit duke mohuar të drejtën e fjalës.

Berisha tha se ?problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e fjalës për procedurë?.

?Ka marrë përsipër të shkatërrojë përfundimisht institucionin qendror të demokracisë, që është parlamenti?, tha ish ? Kryeministri. Reagimi erdhi pasi Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka dhe ndërpreu seancën duke e shtyrë për në orën 17:00./tvklan.al