Report TV - Ndocaj i premtoi tendera,italiani bleu kompani në Shqipëri

2018-05-03 2

Biznesmeni Vincenzo Riçi që kallëzoi në policinë e Lezhës ish-deputetin e PS Eduard Ndocaj, rezulton se ka në administrim kompaninë ?Alabia Pepeline?. Kjo kompani është themeluar në 1 qershor 2016, me qendër në Shëngjin, por ka qëndruar për një vit me status të pezulluar.

Report Tv mëson se në 28 mars 2017 biznesmeni Italian Vincenzo Riçi, ka blerë 5 për qind të aksioneve të kësaj kompanie tek shtetasi Laçian Astrit Paloka, ndërkohë 95 për qind të aksioneve i ka pasur kompania tjetër ?Welder Pipeline Contractor S.R.L.?. Sipas dokumentit që ka siguruar Report TV kompania është blerë me 50 mijë lek të vjetra sipas çmimit të kontratës noteriale, ndërkohë që italiani ka vendosur ti ndryshojë objektin funksional kësaj kompanie ??Ndërtim gazsjellësash, naftësjellësash, oksigjen sjellësash. Ndërtim centralesh termike e hidroelektrike etj??.

Free Traffic Exchange