Report TV - Minoriteti, Dule përplas Ruçin sërish me Bashën në Kuvend

2018-05-03 0

Kryetari i Kuvendit, Ruçi është përplasur sërish me kryetarin e PD, Lulzim Basha në seancën e sotme plenare. Këtë herë për propozimin e Vangjel Dules për të hequr nga rendi i ditës ligjin për minoritetet, pasi nuk është respektuar rregullorja.
Basha ka dalë në krah të Dules, duke i kërkuar Ruçit që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe të mos i vendosë kazmën parlamentit. Ruçi e hodhi në votim duke e rrëzuar propozimin.

Debati në Kuvend

Dule: Përfshirja në rendin e ditës të projektligjit për pakicat nuk përmbush kriteret ligjore. Raporti për projektligjin duhet të ishte dorëzuar tre ditë para seancës së sotme, raporti u dorëzua dje në orën 11:00. Jemi në shkelje të rregullores, nuk e di nëse arsyeja është në vetëdije. Komisioni për çështjen...

Manja: Raporti është dorëzuar ditën e martë, sipas rregullores

Ruçi: Miratimi në parim u krye ditën e martë. Nuk shikoj ndonjë shkelje të rregullores.

Halimi: Nëse keni një vendim, merreni rregulloren lexojeni dhe rrëzojeni me argument