Një nga viktimat e atentatit në Lushnje i afërm i Aldo Bares, nipi u plagos

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti i Lushnjës ka përjetuar orë tmerri pasditen e së mërkurës ku persona të paidentifikuar kanë ekzekutuar me breshëri automatiku dy shtetas e kanë plagosur edhe dy të tjerë.
Gjithçka ka nisur në orët e pasdites në vendin e quajtur si ?Ura i Çelëve? ku disa persona që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me breshëri në një nga zonat më të frekuentuara në atë orë duke lënë dy viktima e duke plagosur 2 shtetas të tjerë.
Ora News mëson se dy viktimat në këtë atentat ishin janë 23 vjeçari Zamir Latifi si dhe 22 vjeçari Jurgen Hoxha që është djali i një biznesmeni.
Për momentin, policia bën me dije se ngjarja është pasojë e rivalitetit të dy bandave në këtë qytet dhe duket se është i përfshirë edhe Aldo Bare, aktualisht në burg.
Një nga viktimat, Zamir Latifi është i afërm i Bares dhe e njëjta gjë thuhet edhe për viktimën tjetër, Jurgen Hoxha. Në radhët e të plagosurve mësohet se ndodhet një nga pjesëtarët e bandës së Aldo Bares.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nje-nga-viktimat-ne-lushnje-i-aferm-i-aldo-bares-nipi-u-plagos/

Free Traffic Exchange