Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, hodhi dritë mbi takimin maratonë prej pesë orësh të kryetarit të PD-së Lulzim Basha të martën me të rinjtë e kësaj partie.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Këlliçi tha se në qendër të diskutimeve ka qenë mos përfaqësimi i Forumit në zgjedhjet e shkuara parlamentare.
Ai tha se kanë marrë garancinë nga Basha se gabimet e së kaluarës nuk do të përsëriten ndërsa janë dakordësuar për një platformë bashkëpunimi që garanton përfaqësimin e tyre së pari në strukturat drejtuese të PD dhe më pas në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 2021.
Këlliçi: Takim maratonë i domosdoshëm për të folur hapur me njëri-tjetrin.Ishte një takim tej mase i frytshëm se janë thënë disa të vërteta sy më sy dhe mbi të gjitha ka pasur një reflektim nga ana e kryetarit të PD-së, është kërkuar një ndjesë publike. Forumi Rinor është lënë i papërfaqësuar në këto zgjedhje. Basha pas zgjedhjes sime si kryetar i FRPD pati dhënë një premtim se 35% e listave për deputetë do vinin nga rradhët e forumit, premtim që rezultoi i pambajtur.
Është luks i tepërt që PD duke pasur këto asete të mos i vërë në efiçensë dhe funksion të objektivit të saj politik.Kemi rënë dakord me kryetarin e partisë që të hartojmë një platformë bashkëpunimi midis FRPD dhe PD sa i takon garantimit të përpaqësimit politik të strukturës së forumit rinor në rradhë të parë në strukturat e PD, por më pas duke nisur nga 2019 në këshillat bashkiakë, pse jo FRPD të ketë kandidat për kryetar bashkie në 2019 dhe të ketë kuotën e saj të përfaqësimit në zgjeshjet e ardhshme parlamentare në 2021, që shpresoj të jenë më shpejt.
Të gjendet një mekanizëm sa i takon ndryshimeve në statutin e ri të PD. Basha vetë e ka pranuar se ka nevojë për rishikimin e tij.Të gjendet një mënyrë që këto parime të rrënjosen në Kushtetutën e PD, vetë Basha e ka pranuar dhe dje që është shkelur në kushtet e një emergjence për shkak rrethanave që iu paraqitën.Natën e dorëzimit të listave Basha ka pranuar se kjo do të jetë hera e fundit që kryetari i partisë harton i vetëm listën e kandidatëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/objektivi-i-frpd-kellici-te-kete-kandidat-per-kryetar-bashkie-ne-2019/