Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

2018-05-03 0

Të parën vizitë zytare në vendet e BE pas rikonfirmimit të tij si kryeministër, Edi Rama e zhvilloi këtë të mërkurë në Romë me ftesë të homologut italian Paolo Gentiloni.

Në këtë takim Rama ka marrë mbështetjen e fortë të homologut italian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitin e ardhshëm.

Paolo Gentiloni: ?Unë mendoj se janë pjekur kushtet për çeljen e negociatave dhe duke filluar nga diskutimi i parë që do kemi në Këshillin e Ministrave të BE në dhjetor dhe më pas mbi të gjitha në 2018 ka afate vendimtare për të cilat duhet punuar për të arritur te rezultati. Shqiperia ka pasur rezultate shumë të larta edhe në reformat që kërkohen nga BE. Unioni ka interesa jo vetëm karshi Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera të Ballkanit për ta mbajtur të hapur perspektivën europiane. Për Italinë, anëtarësimi i Shqipërisë është shumë i domosdoshëm. Unë jam besimplote që ky nuk është një qëndrim vetëm i vendit tim por një perspektivë për të cilën duhet të punojmë dhe me vendet e tjera të BE për t?u arritur vitin e ardhshëm?.

Vetë kryeministri Rama është falenderues për shtetin fqinj për mbështetjen në rrugën e anëtarësimit në BE, të cilin e cilëson si avokatin më të madh të Shqipërisë.

Edi Rama: ?Italia na ka mbështetur shumë që Shqipëria të bëhet vend i BE. Ajo ka qenë gjithmonë avokati jonë më i madh në këtë proces. Ne mendojmë që kemi bërë gjithçka që na janë vënë si detyra shtëpie për të hapur negociatat dhe shpresojmë që me ndihmën e Italisë dhe vendeve e tjera gjërat e bëra të bëhen një mundësi që vitin e ardhshëm të çelin negociatat. Italia ka sigurisht meritën kyçe?.

Kryeminsitri Rama i njeh meritën Italisë edhe për rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Edi Rama: ?Italia është një partner gjatë gjithë ecurisë së transformimit tonë. E falenderoj edhe për mbështetjen që na ka dhënë në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe reformën në drejtësi. Nuk ka dyshim që rezultatet spektakolare në luftën kundër kanabisit një meritë të madhe ka dhe bashkëpunimi me Italinë?.

Rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike i vlerësoi dhe kryeministri Gentiloni i cili kërkoi që bashkëpunimi në këtë luftë, në sistemin e drejtesisë, por dhe në nivelin ekonomik dhe tregtar të thellohet. Kryeministri Rama është pritur edhe nga presidenti i senatit italian, Pietro Grosso.

Free Traffic Exchange