Ora News – BE zyrë informacioni pranë 61 bashkive për integrimin dhe ligjet

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe bashkinë të gjithë vendin i dha udhë nga Lushnja zbatimit të projektit ?Bashkitë për në Europë?. Projekti, i pari në llojin e vet në vendin tonë, synon që më një fond prej 800.000 eurosh të ndihmojë njësive vendore të sjellin më afër qytetarëve të tyre Bashkimin Europian
61 bashkitë shqiptare do të sjellin Bashkimin Europian më afër qytetarëve të tyre.
Nga Qyteti i Lushnjes mori udhë projekti ?Bashkitë për në Europë? , që me një fond prej 800 mijë eurosh do të krijojë kënde të BE pranë të gjitha bashkive në të gjithë vendin duke ndihmuar autoritetet vendore dhe qytetarët shqiptarë me informacion mbi BE -në, politikat dhe programet e saj.
Shefi i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Mario Mariani, e vuri theksin tek roli i pushtetit vendor në rrugëtimin europian të vendit.
Mario Mariani: Përgëzojmë 61 kryebashkiakët shqiptarë, të cilët kanë emëruar tashmë anëtarë të stafit të tyre për të koordinuar çështjet që lidhen me BE. Në javët e ardhshme secila bashki në Shqipëri do të ketë Këndin e saj të BE. Në rrugën e saj të pranimit në BE, Shqipëria vetëm mund të përfitojë nga përfshirja e pushtetit vendor. Nëse përfshihen drejtpërsëdrejti, administratat vendore dhe qytetarët mund të mësojnë më shumë, të rrokin mundësitë dhe të përballen me sfidat që përfshin integrimi evropian. Këndet e BE do të kontribuojnë për të sjellë Shqipërinë, qytetarët e saj dhe Bashkimin Evropian më pranë njëri-tjetrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-zyre-informacioni-prane-61-bashkive-per-integrimin-dhe-ligjet/