Ora News – Dhunuan punonjësit e HEC-it, një në pranga, tre shpallen në kërkim

2018-05-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Bulqizës ka zbardhur brenda 24 orësh dhunimin e punonjësve të një HEC-i në Valikardh, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Ndërkohë një nga punonjësit e dhunuar tregoi nga spitali sulmin ndaj HEC-it. Ilirjan Rusi thotë se agresorët, të maskuar e të armatosur i dhunuan për rreth 2 orë. Përfaqësues të investimit të kundërshtuar, pretendojnë se në sulm janë përfshire rreth 20 persona të cilët kanë dëmtuar HEC-in.
Zbardhet brenda 24 orëve dhunimi i punonjësve të një HEC-i në Valikardhë, të Bulqizës.
44-vjeçari Gëzim Liçi është arrestuar, tre janë shpallur në kërkim ndërsa 8 të tjerë janë shoqëruar për sqarim për ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së martës.
Sipas policisë, gjatë sulmit mbeten të plagosur dy punonjës të HEC-it, por përfaqësuesit e firmës të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.
Nga spitali, Ilirjan Rusi, një prej pesë punonjësve të plagosur rrefeu sulmin dhe dhunën e pësuar.
Ai thotë se agresorët të armatosur dhe të maskuar i goditën me qytë automatiku dhe sende të forta për rreth dy orë.
Rusi: ?Kanë ardhur, mund të kenë qenë 6-7 veta me maska dhe armë, na kanë rrahur dhe masakruar për dy orë, na kanë thyer mjetet edhe kërkojnë që mos bëhen më punime aty.?
Pretendimet se pranë HEC-it u qëllua konfirmohen edhe nga policia e cila thotë se në vendngjarje gjeti një gëzhojë ndërsa evidentoi edhe dënimin e makinerive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhunuan-punonjesit-e-hec-it-nje-ne-pranga-tre-shpallen-ne-kerkim/

Free Traffic Exchange