Ora News – Minoriteti, 3 bashkitë që do përfitojnë dygjuhësi në institucione

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 3 bashki të vendit pakica kombëtare do të përfitojnë dygjuhësi në institucionet zyrtare. Sipas projektligjit që do të diskutohet në Parlament ditën e enjte, pakicat e bashkive që i kalojnë 20% të popullisisë totale, kanë të drejtë të marrin informacion në gjuhën e tyre amëtare dhe këto bashki janë Dropulli, Finiqi dhe Pusteci
Tirane- Në rendin e ditës së enjte, seanca parlamentare do të ketë në shqyrtim edhe ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, i cili u kalua nga Komisioni i Ligjeve dhe ai i Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.
Projektligjit që mban datën 13 prill nga legjislatura e kaluar, përveç 8 pakicave kombëtare, pas kalimit në komision, iu shtua edhe pakica bullgare, duke e çuar në 9 numrin e pakicave kombëtare zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Sipas projektligjit të ndryshuar, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku popullsia e minoriteteve i kalon 20% të popullsisë totale, atëherë pakicat përfitojnë dygjuhësi.
Pra, përdorimi i gjuhës së minoriteteve do të përdoret në bashki, emërtime të rrugëve apo njësive administrative brenda bashkisë dhe në dhënie të informacioneve zyrtare si dhe të arsimohen në gjuhën e tyre.
Sipas nenit 108 të Kushtetutës, njësi e vetëqeverisjes vendore quhen komunat ose bashkitë dhe qarqet e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/minoriteti-3-bashkite-qe-do-perfitojne-dygjuhesi-ne-institucione/