Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata e bizneseve të vogla paralajmëron protesta e madje dhe grevë urie nëse do të miratohet vendosja e TVSH-së për këto subjekte. Albert Nasto, kreu i shoqatës së biznesit të vogël thotë se përfshirja në TVSH do ti çonte drejt falimentit pasi do të rriste kostot. Nasto paralajmëron se një masë e tillë do të ndikojë edhe në rritje çmimesh.Por për ekspertët e ekonomisë vendosja e TVSH-së është e domosdoshme për të shmangur evazionin ndërsa apelojnë për miradministrim. Sotiraq Dhamo pranon se vendosja e TVSH-së mund të ndikojë në falimentin e një numri të vogël biznesesh.
Bizneset e vogla kundërshtojnë vendosjen e TVSH-së me argumentin se do ti rriten kosot dhe kjo do ti çojë drejt falimentit. Albert Nasto, kryetar i shoqatës së biznesit të vogël, paralajmëron se do të protestojnë nëse një vendim i tillë do të hyjë në fuqi.
Albert Nasto: Që nga protesta, greva, mbyllje dyqanesh, greva urie. Së pari do ti kërkojmë qeverisë, kryeministrit shqiptar në rradhë të parë të mendohet mirë, sepse kjo është një reformë, një ndryshim sistemi nga më të fortët në Shqipëri, ose nga më të rrezikshmet për ne që do të çojë në mbyllje të mijëra bizneseve.
Pavarësisht se ekspertët e vlerësojnë përfshirjen e biznesit të vogël në TVSH edhe ata e pranojnë mundësinë e falimentit të disa subjekteve, ndërsa bëjnë apel për miradministrim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/vendosja-e-tvsh-kostoja-e-biznesit-te-vogel-rritet-me-200-mije-leke/