Ora News – Pezullohen dy policë në Elbasan, i dhanë pasaportë personit në kërkim

2018-05-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy efektivë policie në Elbasan janë pezulluar nga detyra për akuzën e shpërdorimit të detyrës
Ata akuzohen se lejuan pajisjen me pasaportë të një shtetasi në kërkim.
Hetimi disa mujor çoi më pas në pezullimin e punonjësit e Policisë Inspektor F.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh.
?Nga hetimet rezultoi se nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate për vjedhje dhe i shpallur në kërkim? informon policia e Elbasanit.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal ?Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik?, parashikuar nga neni 243 i Kodit Procedurës Penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullohen-dy-efektive-policie-ne-elbasan/