Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak javë më parë në Elbasan, ku anëtarët e një bande qëlluan me armë makinën e zyrtarit të lartë të policisë.
Në një dalje për media, Basha tha se të dyshuarit kryesorë të kësaj bande u larguan nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ata ndodhen në një vend të Bashkimit Evropian.
?Të dyshuarit kryesorë të bandës në Elbasan janë larguar me ndihmën e Ramës dhe ndodhen në një vend të BE?, tha Basha.
Më tej, kryedemokrati komentoi dhe Barometrin e Ballkanit, i cili e cilësonte Shqipërinë një ndër vendet më të varfra në rajon. Basha tha se motivi kryesor pse ky vend po bëhet i pajetushëm është gjendja e rënduar ekonomike, ku 30% e qytetarëve nuk paguajnë dot faturat.