http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banesa e nënës dhe vëllait të ministrit Damian Gjiknuri ra pre e një vjedhjeje.
Mësohet se 67-vjeçarja Lirije Gjiknuri, bëri një kallëzim në polici, ku deklaroi se në banesë i rrëmbyen sende personale, por edhe paratë e disa muajve pension. Sipas hetuesit bëhet fjale për 160 mije lekë.
Vjedhja ndodhi në rrugën ?Maliq Muça? prapa Ministrisë së Drejtësisë, kur tre persona hynë nga dritaret e apartamentit qe ndodhet në katin e tretë të pallatit. Për rastin, policia ka shoqëruar disa persona me precedent penalë kryesisht për vjedhje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Kjo është vjedhja e dytë pas dyqanit të telefonisë celulare në rrugën Myslym Shyri. Në kohën që vidhej banesa e nënës së Gjiknurit një tjetër grup hajdutësh bastisën biznesin e një kompanie celulare të njohur në këtë rrugë, e cila është e monitoruar nga dhjetëra kamera.
Të maskuar dhe me doreza, grupi mësohet se çmontoi derën kryesore të dyqanit dhe pasi u fut brenda, arriti të marre prej andej dhjetëra aparate celular të kushtueshëm. Asnjëri prej hajdutëve nuk është identifikuar nga komisariati numër tre.