Ora News - Procesi ne gjykate - Kërkohet burg për jetë për David Qosaj, vrau efektivin e FNSH

2018-05-03 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot burg për jetë për David Qosaj i cili në 2 shtator të 2016 vrau efektivin e FNSH, Ardian Kodra.
FNSH kishte ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij pasi banorët njoftuan se Qosja po terrorizonte fshatin e tij në Torovicë të Lezhës duke qëlluar me automatik në ajër.
30 vjeçari nisi të qëllojë me armë nga banesa e tij dhe u dorezua pas 5 orë lufte. Sipas prokurorisë Daviq Qosaj rrezikoi dhe jetën e 2 efektivëve të tjerë.
Në janar të 2017 nisi gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Efektivi Ardian Kodra u shpall ?Dëshmor i Atdheut?.
Seanca e radhës është caktuar më 23 tetor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kerkohet-burg-per-jete-per-david-qosen-vrau-efektivin-e-fnsh/