Siguria ushqimore, rikonstruktohen tregjet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siguria ushqimore për qytetarët e Tiranës ka bere që investimet të përqendrohen në ndërtimin e tregjeve të reja dhe rehabilitimin e atyre ekzistuesve. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka inspektuar punimet në tregun e fruta-perimeve në Njësinë Nr. 5, për të garantuar siguri dhe standarde moderne.

?Praktikisht po katërfishojmë tregun, nga 12 vende, në mbi 50. Është një zonë, e cila ka familje të vjetra tiranase, ndërkohë është shtuar me popullsi nga pallatet e reja që janë ndërtuar në vitet ?90. Ky ka qenë një muaj ku jemi fokusuar jashtë mase tek siguria ushqimore. Hapëm thertoren e re në Vaqarr dhe po ofrojmë tregje të ngjashme me Pazarin e Ri, si ai që nisëm tek Njësia 2, në disa njësi të tjera dhe tani vazhdojmë tek Njësia 5.?


Veliaj u bëri thirrje tregtarëve ambulantë që të zhvendosen në ambientet e reja, të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme.

?U kërkoj të gjithë ambulantëve që mbasi të ndërtohet tregu, të përdorin tezgat, të shërbejnë një metër mbi kanalet e ujërave për të siguruar higjienë ushqimore. Për sa kohë që bashkia nuk ka pasur tregje, kemi mirëkuptuar ambulantët e shtrirë kudo, qoftë edhe në oborre shkollash. Për sa kohë që tani shkollat po bëhen të reja, po bëhen edhe tregjet e reja, atëherë them shkollat duhet t?i mbajmë për të mësuar, tregjet për të konsumuar mall.?

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që të konsumojnë produkte, të cilat shiten brenda kushteve dhe të shmangin ato të cilat nuk respektojnë asnjë kriter, duke u kthyer në rrezik për jetën e komunitetit.