Report TV - IKMT aksion tek ‘Rruga e Kombit’ Gjiknuri:Rrisim sigurinë në rrugë

2018-05-03 0

Ka nisur ditën e sotme aksioni për prishjen e objekteve përgjatë ?Rrugës së Kombit?. Disa nga pronarët e subjekteve kanë nisur ti prishin vetë duke bashkëpunuar edhe me IKMT.

Aksioni është inspektuar edhe nga Ministri Energjisë dhe Infrastrukturës Gjiknuri i cili ishte i pranishëm në kryqëzimeve Fushë Milotit. Ministri u shpreh se aksioni për pastrimin e akseve rrugore do të vazhdojë, pasi sipas tij disiplinimi i tyre rrit edhe sigurinë në rrugë.
?Do të vazhdojë operacioni për pastrimin e akseve rrugore, pasi gjeja më e rëndësishme është siguria në rrugë. Të gjitha objektet e paligjshme do të zhvendosen nga rruga. Disiplinimi i akseve rrit sigurinë rrugorë?, tha ministri Gjiknuri.

Free Traffic Exchange