TIRANE- Grabitet banesa e nënës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ndërsa banesa e Lirije Gjiknurit ndodhet në rrugën ?Maliq Muça? pranë Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.
Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Policia e Tiranës, ndërsa autorët mësohet se kanë qenë tre, dy kanë grabitur banesën dhe i treti i priste poshtë pallatit.
Autorët kanë studiuar lëvizjet, pasi në momentin e grabitjes në banesë nuk ka qenë asnjë person, ndërsa pas konstatimit nëna e ministrit Gjiknuri ka bërë kallëzimin në polici.
Grupi hetimor ka marrë edhe deklarimet e nënës së ministrit Lirije Gjiknurit 67-vjeçe për ngjarjen duke nisur hetimet.
Autorët kanë marrë disa sende personale dhe një shumë parash, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve të zonës për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Deri tani policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona për ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet.