Report TV - Vrau efektivin e FNSH, kërkohet burg përjetë për David Qosen

2018-05-03 0

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për David Qosen.






Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra në datë 2 shtator të 2016 në Lezhë gjatë një operacioni të policisë.



Tashmë në datë 23 tetor Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin përfundimtar për Qosen.

Në seancën e 27 shtatorit ekspertët deklaruan se David Qose është i përgjegjshëm dhe nuk vuan nga çrregullimet mendore duke hedhur poshte pretendimet e te pandehurit.David Qosja

Dinamika/ Kodra e thirri në emër, Qose e vrau dhe u hodh nga kati i dytë
Në dosjen e prokurorisë sqarohet edhe dinamika e operacionit ku mbeti i vdekur polici Ardian Kodra.

?Duke parë situatën kolegët i kanë thënë viktimës që të largohej nga pema para banesës së Qoses, por ai me armë në dorë ka thërritur disa herë emrin e të pandehurit, i cili ka ndjerë më afër rrezikun dhe ka qëlluar nga dritarja e katit të dytë të pjesës jugore të banesës me fushëpamje të plotë drejtë blindit dhe sakaq njëri prej plumbave ka goditur dhe Adrianin duke e lënë të vdekur në vend.

Free Traffic Exchange