Ora News - Bulqizë - Rrëfehet punonjësi i HEC-it: 7 persona na dhunuan për 2 orë resht

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një prej punonjësve të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë ka rrëfyër për dhunën që është ushtuar ndaj tij dhe disa punonjësve të tjerë.
Ilir Rusi tha se na dhunuan 7 persona të armatosur. Ai rrëfen se persona i kanë goditur me qytën e automatikut, duke i dhunuar përreth 2 orë.
?Kanë ardhur, mund të kenë qenë 6-7 veta me maska dhe armë, na kanë rrahur dhe masakruar për dy orë, na kanë thyer mjetet edhe kërkojnë që mos bëhen më punime aty.?
Ndërkohë drejtori i HEC-it, Lulzim Lalosha pretendon se në sulm janë përfshirë 20 persona, duke dhunuar punonjësit dhe dëmtuar makineritë.
Pesë punonjës të HEC-it u dhunaun një ditë më parë nga persona të pa identifikuar, ndërkohë që ata ishin duke punuar.
Por ky konflikt vijon prej disa vitesh dhe këtë të martë ka degjeneruar me dhunë fizike mes disa personave, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrefehet-punonjesi-i-hec-it-na-dhunuan-7-persona/