Eksploziv makinës së Inspektores së Drejtorisë Arsimore

2018-05-03 0

Automjeti i një zyrtareje të Drejtorisë Arsimore në Shkodër ka rënë pre e një shpërthimi në këtë qytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:50 në lagjen ?Vojo Kushi", ku 60 - vjeçarja me detyrë inspektore, banon. Persona të pa identifikuar vendosën një sasi eksplozivi në pjesën e prapme të makinës së parkuar të gruas.

Kur autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes e gjetën në flakë makinën Volkswagen, të inspektores rë cilën policia e identifikon vetëm me inicialet F. K. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet që automjetit i është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Nga kjo ngjarje, fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Vetë inspektorja mësohet të jetë shprehur se nuk ka konflikte./tvklan.al