Ora News - Shpërthen makina e Inspektores së DAR Shkodër

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Makina e Inspektores së Arsimit në Shkodër, Frida Kopliku ka shpërthyer gjatë natës. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por policia po heton në pistën e vendosjes së ndonjë sasie lënde plasëse.
?Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen ?Vojo Kushi?, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë?, sqaron policia.
Nga shpërthimi automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.
Ndërkohë do kontrollohen kamerat e sigurise te subjekteve perreth për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Ndërsa u mor në pyetje edhe inspektorja e DAR nese ka patur ndonje konflikt apo kërcënim për shkak të detyrës.
Ndërkohë policia po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthen-makina-e-inspektores-se-dar-shkoder/

Free Traffic Exchange