Ora News - Stresi, ekonomia dhe droga shkaktojnë probleme të shëndetit mendor

2018-05-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Problemet e shëndetit mendor janë gjithnjë e në rritje tek shqiptarët. Duke iu referuar rasteve që marrin në trajtim, psikoterapistët i lidhin shkaqet me problemet ekonomike, stresin dhe përdorimin e substancave të ndaluara. Të dhënat që i referohen edhe Shqipërisë tregojnë se 1 në 5 persona është i prekur nga një çrregullim si ankthi, depresioni që janë pjesë e grupsëmundjeve të shëndetit mendor.
Problemet sociale ekonomike, përballja me sfida personale dhe profesionale, si dhe përdorimi i subsatancave narkotike kanë ndikuar në rritjen e sëmundjeve të shëndetit mendor.
Ankthi dhe depresioni janë vetëm dy nga tipologjitë më të shfaqura në këtë grup sëmundjesh dhe psikoterapistët mendojnë se duhet të bëhet më shumë nga autoritetet shëndetësore për të trajtuar probleme të shëndetit mendor.
Sonila Meçaj: I është kushtuar vitet e fundit gjithmonë e më pak rëndësi dhe prioritet nga institucionet shtetërore përkatëse kështu që pjesa më e madhe e problematikave ngelet vetëm në vullnetin dhe profesionalizmin e profesinistëve në trajtimin e këtyre çrregullimeve.
Anxhela Gramo, është psikoterapiste në profesion por me ogranizatën që drejton ka bërë bashkë në një takim nxënës, prindër, mësues dhe ekspertë të shëndetit për kryer një tip teapie në grup.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/stresi-ekonomia-dhe-droga-shkaktojne-probleme-te-shendetit-mendor/

Free Traffic Exchange