Stop - E rrallë, 21 muaj në koma, por duhet të hapë gjyq për të marrë kempin! (10 tetor 2017)

2018-05-03 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pashk Lazri, një qytetar nga Shkodra, tregon se prej 21 muajsh, i vëllai, Dedë Frrok Lazri ka kryer një operacion në kokë dhe është invalid i plotë. Pashku është përpjekur t?i sigurojë kempin, por e ka të pamundur, pasi duhet vetë personi ose një prokurë prej tij.

Një video e pacientit nga spitali numër 5, ku ndodhet i shtruar, dokumenton se ai as nuk flet e as nuk lëviz. Gazetarja e emisionit ?STOP? dhe Pashku shkojnë bashkë në ISSH Shkodër, degën e përfitimeve dhe KMCAP Shkodër, por përgjigja përfundimtare është që ky rast zgjidhet vetëm me gjyq.

?Problemi im i madh është se unë kam vëllain të shtruar në spitalin numër 5 në Tiranë, prej 21 muajsh. Është bërë operacion në kokë dhe është invalid i plotë. Vajta të Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, por nuk pranoi dokumentacionin dhe më vonë, në një shkresë thotë që nuk lejohet, duhet vetë personi ose prokurë e posaçme noteriale.?

Pashku tregon se ka shkuar edhe te Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë Shkodër për të kërkuar dy specialistë, që të shikonin gjendjen e të vëllait, por iu tha se nuk ishin dorëzuar dokumentet. Vëllai i tij, Dedë Pashku ndodhet prej 21 muajsh në spital pa kryer asnjë lloj lëvizjeje dhe nuk ka mundur të marrë kemp për asnjë ditë të vetme.

Qytetari- Personi, i cili është në krahun e djathtë, është vëllai im, Dedë Lazri, i cili është shtruar në spital më datë 27 Dhjetor 2015. Është operuar në 6 Janar 2016. Që nga ajo ditë e deri më sot, vazhdon e njëjta gjendje. Siç e shikoni në video, nuk lëviz, nuk flet.

Gazetarja e emisionit ?STOP? së bashku me denoncuesin iu drejtuan Agjencisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku komunikon me inspektoriatin e saj, Ardjan Celepija.

Gazetarja ? Nga institucioni juaj i është thënë që, që të përfitojë pënsionin, duhet të dorëzohen dokumentat nga vetë personi.

Inspektori ? Ose i autorizuar me një prokurë?

Gazetarja ? Ose i autorizuar me një prokurë të posaçme. Tani personi, shiko zotëri, në të tilla kushte ndodhet.

Inspektori ? Unë e kam të qartë krejt këtë. E di. se ma ka thënë ? unë i besoj atij. Dy rrugë janë: o personi, ose i autorizuar me prokurë. Nuk ka rrugë tjetër.

Gazetarja ? Po personi është duke vdekur more?,personi është në koma. Çfarë duhet të bëjë?

Inspektori ? (Qesh)? Unë të besoj? unë e kam besuar pa e njohur ? pa e ditur ? Ky ka ardhur dhe e ka shprehur. Më ka qarë hallin. Neve na vjen një shkresë, një udhëzim, një rregullore, një letër ? Ne jemi të detyruar me e zbatu, me kenë ça me kenë.

Inspektori ? Ka dasht me u lanë një hapësirë për shembull, në rastet e veçanta, si mund të jetë rasti i tij, por nuk ka hapësirë.

Gazetarja ? S?ka hapësira farë?

Inspektori ? Eshtë e preme, është totale.

Ndërsa në Drejtorinë Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, nga drejtorsha Zamera Lacej iu tha se ky është një rast shumë i rrallë, ndaj mund të procedojnë vetëm nëpërmjet vendimit ...

Free Traffic Exchange