Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Marrë shkas nga fjalimi i Rigerta Lokut në Parlament, emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj u fokusua pikërisht tek institucioni përgjegjës për kreditimin e feremrëve dhe zhvillimin e bujqësisë.
Bëhet fjalë për Shoqërinë e Parë Financiare të Zhvillimit, një institucion pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që funksionon prej shumë vitesh.
Absurdi në këtë institucion, sipas Myftaraj nis që nga struktura drejtuese. Kryetarja e Bordit është njëherësh dhe Drejtoreshë e Borxhit Publik në Minsitrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa anëtar i Bordit është ish-drejtori i UK Gjirokastër i shkarkuar nga këshilli bashkiak.
Myftaraj thotë se anëtarët e Bordit i japin kredi njëri-tjetrit dhe vetëm tek fermeri nuk shkojnë këto kredi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ku-duhet-te-trokase-rigerta-myftaraj-dy-fjale-per-bordin-e-faf/