Avniu, është një burrë i thyer në moshë, i lindur ne fshatin Hajdaran të Elbasanit. Një ish-oficer ushtrie i kohës së regjimit komunist i cili u shkarkua nga detyra dhe menjëherë pas kësaj mori goditje të rëndë shpirtërore dhe psikologjike. E përditshmja e Avniut është e lidhur me shtypin e shkruar.
Shpërndarjen dhe shitjen e shtypit të ditës në rrugët e Elbasanit pa harruar të dërgojë gazetat në spitalin e këtij qyteti. Paçka se shpeshherë mungon mirënjohja dhe një falënderim për atë që ai bën, Avniu nuk heq dorë nga kjo rutinë e cila e shoqëron prej shumë vitesh.
Del në qendër të qytetit, pret shtypin e ditës që mbërrin nga Tirana dhe fillon shpërndarjen. Ndonëse ?i pashpërblyer?, ashtu siç duhet ai nuk ndalet të vazhdojë ta bëjë atë punë, ose siç e quan ai ?detyrimin e tij moral dhe shoqëror?.
?Nuk kemi orar për nisjen e ditës. Gjumin bëjmë copa-copa sepse flemë në terren. Kam mbi 50 vite që e çoj gazetën atje. Pavarësisht që nuk më paguan askush e çoj gazetën me vullnetin tim?, thotë Avniu.