http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është atmosfera e krijuar këtë mesditë në shkollën ?Fan Noli?. Nxënësit janë bërë pjesë e një shfaqjeje që në thelb ka edukimin dhe informimin.
Artistët e teatrit të operas, baletit dhe ansamblit tanimë i kanë në kalendarin e tyre artistik, të tilla takime me nxënësit.
Rëndësi do t?i kushtohet kulturës shqiptare në mënyrë që fëmijët të njohin kostumet, vallet, e këngët që nga isoja e deri tek fustanellat që sot vlerësohen nga e gjithë bota.
Misioni sipas Çeles, është jo vetëm për të edukuar, por edhe për të zbuluar talente të reja në mungesë të pallateve te dikurshme të pioniereve.
Surpriza tjetër e Teatrit të Operas dhe baletit është premiera botërore e Eno Peçit, i cili ashtu si Preljocaj ka zgjedhur Shqipërinë për të prezantuar krijimi e tij më të ri në balet.