Arrestohet vrasesi i teknologut te naftes ne Fier

2018-05-03 4

Një vit pas vrasjes së teknologut të Uzinës së Naftës në Fier Shefo Duraj, policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit. Feti Yzeiraj 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, u vu në pranga me akuzën e vrasjes me paramendim.

Sipas policisë, Yzeiraj, dyshohet se është hakmarrë për vrasjen dajës së tij nga babai i viktimës. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1968 kur Llane Duraj kishte vrarë duke vjedhur në kooperativë, dajën e Yzeirajt. Për zhdukjen e Shefo Durajt policia u njoftua nga familjarët me 3 nëntor të vitit 2016. Fillimisht u dyshua për një largim nga banesa, por me 29 Nëntor ai u gjet i vrarë në afërsi të fshatit Kalenjë të Mallakastrës.

Ekspertët konstatuan se autori i krimit kishte goditur viktimën me sende të forta në kokë dhe në trup. Nga kqyrja e trupit të viktimës u vu re se ai kishte thyerje në brinjë, gjymtyrë dhe kokë. Në pjesë të ndryshme të trupit i vrari kishte shenja djegieje duke ngritur hipoteza se autori kishte tentuar të zhdukte trupin. Yzeiraj tashmë do të akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje.

Free Traffic Exchange