Report TV - Pukë, u helmuan 19 nxënës mbyllet shkolla e mesme

2018-05-03 11

Mbyllet shkolla në të cilën u helmuan 19 nxënës një javë më parë. Inspektoriati Shtetëror shëndetësor në Shkodër ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të shkollës së mesme të bashkuar në Gjegjan të Pukës "Nikolle Lleshi" pas incidentit të ndodhur një javë më parë, njëkohësisht ka gjobitur edhe drejtorinë e shëndetit publik Pukë, për mos kryerjen e rregullt të procesit të dezinfektimin.

Proces ky që duhet të kishte përfunduar disa ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor

?Për sa i përket situatës në shkollën e mesme të bashkuar në Gjegjan të Pukës, u ngrit grupi i inspektimit i cili mori masat për pezullimin e përkohshëm të shkollës dhe ambienteve ku ishte bërë dezinfektimi. Ndërkohë pas verifikimeve është marrë masë administrative edhe ndaj Drejtorisë së Shëndetit Publik në punë për shkelje të rregullave sanitare.?, tha Arsida Tyli, Kryeinspektore e ISHSH.

Tyli pranoi se edhe ne shkollat e Bashkisë Shkodër ka probleme të mos dezinfektimit, për këtë kërkoj ndërhyrje nga pushteti vendor. ?Ka shkolla që kanë probleme që kanë nevojë për ndërhyrjen e Bashkisë dhe i kemi dërguar shkresa zyrtare e raportime Ministrisë së Shëndetësisë?, tha Tyli.