Report TV - Ndërtimi i HECIT në Valbonë Gjykata Administrative nis gjyqin

2018-05-03 1

Pas 11 seancash gjykata administrative ka nisur në themel gjykimin e padisë së banorëve të fshatit Dragoni në Tropojë të cilët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit. Në një reagim ekskluziv për ReportTv amerikania e cila ka zgjedhur të ndërtojë jetën e saj me anë të turizmit në luginën e Valbonës Catherinë Bohne, shprehet se shteti shqiptarë duhet të mbrojë këto pasuri.
Bohne bënë apel për një vendim sa më të shpejtë nga drejtësia pasi sipas saj çdo ditë që kalon një pemë pritet në Valbonë. ?Çdo ditë pritet një pemë. Ne kërkojmë drejtësi. Sipas tyre mund të marrin një copë të parkut kombëtarë, dhe ai nuk prishte, por nuk është kështu. Turizmi është mundësi më e madh e Shqipërisë për të fituar?, thotë Bohne

E pyetur për ndërtimet në parqet kombëtare ku vetë Bohne kundërshton një të tillë ajo u ndal dhe tek ndërtimi që po kryhet në parkun Kombëntarë të Butrintit. Sipas Bohne turistët vijnë në Shqipëri pikërisht për këto parqe dhe ato s?duhen dëmtuar për tu pasuruar biznesmenë të ndryshëm.