Report TV - E rëndë, gazetari pengohet që të futet në Butrint: Kam urdhër

2018-05-03 0

Është thelluar skandali në Parkun Arkeologjik të Butrintit, ku po ndërtohet një lokal brenda ambienteve të parkut. Gazetari i Report Tv, Limos Didani, ka shkuar te parku i Butrintit dhe ka kërkuar të futet brenda për të parë nga afër atë që po ndodh, por nuk është lejuar.

Administrata e Parkut Arkeologjik e ka ndaluar gazetarin, edhe si vizitor për të prerë biletë të rregullt, ndonëse ai ka kërkuar të paguajë. Shitësi i biletave i ka thënë gazetarit Didano se ka urdhër për të mos e lejuar atë të hyjë në ambientet e parkut, ku po kryhen ndërtimet. Pas kësaj, gazetari është nxjerrë jashtë rrethimit nga roja i parkut.
?Mëngjesin e sotëm kam shkuar për të hyrë në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Roja më komunikoi se nuk mund të hyja. Më pas, kërkova të futem si vizitor, duke lënë jashtë mjetet e gazetarit. Sërish nuk jam lejuar dhe po qëndroja aty. Në këtë moment, është njoftuar roja e sigurimit, i cili më ka nxjerrë jashtë. Roja më komunikoi se duhet të dilja jashtë. Sipas informacioneve që kam vazhdohet të punohet brenda parkut?, tha gazetari.

Drejtori i Parkut: Duhet leje nga Ministria e Kulturës
Menjëherë pas skandalit, Report Tv kontaktoi drejtorin e Parkut të Butrintit, Gjergji Mano, i cili tha se duhet leje nga Ministria e Kulturës për t?u futur brenda.

?Për t?u futur brenda duhet të marrë leje nga Ministria e Kulturës. Nuk lejohet më shumë se dy herë, as turistët?, tha Mano për Report Tv.