Report TV - Rama paralajmëroi 'pastrim' të AKU arrestohen 2 inspektorët në Pogradec

2018-05-03 1

Vetëm 24 orë pas akuzave të kryeministrit Rama dhe paralajmërimit të dhënë nga ai se do të fillojë ?pastrimet? në AKU, janë arrestuar dy inspektorë të AKU-së mbi të cilët rëndon akuza e ?Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim?
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy inspektorët Vangjel Teodor, 62 vjeç dhe Fridom Ibi, 55 vjeç, të dy banues në qytetin e Pogradecit. Mësohet se dy inspektorët kanë favorizuar kalimin e një sasi prej 4600 kilogramësh rrush industrial, duke krijuar mundësin e shmangies së akcizës.

Dy inspektorët e AKU-së, Feridon Ibi dhe Dashamir Çaushi, të cilët kanë qenë në shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial).

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe zotëruesin e kësaj sasie rrushi, Vangjel Teodor, për të cilin dyshon se ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti tip furgon me të cilin ishte duke transportuar rrushin, si dhe sasi prej 4600 kilogramëve rrush.

Free Traffic Exchange