Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Inspektoratit Qendror Teknik e Industrial zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të operatorëve të tregtimit të karburanteve.
Ministri Gjiknuri u bëri të ditur operatorëve masat që po ndërmerr qeveria në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore në vend.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur në një marrëveshje me operatorët për krijimin e një grupi të përbashkët pune që do të përcaktojë një standard të ri të reklamimit të karburanteve dhe ndriçimit gjatë natës, në përputhje me Kodin Rrugor.
?Ministria me Autoritetin Rrugor do të ngrenë një grup pune bashkë me përfaqësuesit e operatorëve për të përcaktuar një standard. Kjo duhet të jetë uniforme për të gjithë dhe patjetër nuk duhet të ndikojë në konkurrencë të pandershme. Ju jeni operatorët kryesorë ndaj ju kërkova tu thërras për bashkëpunim dhe kërkoj nga ana juaj që të gjejmë një zgjidhje të shpejt për këtë problem. Tu lihen disa ditë afat pasi dhe ju kërkoni masat tuaja, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor. Përndryshe, jemi të detyruar që të ndërhyjmë ligjërisht. Preferoj më përpara dialogun dhe zgjidhjen me mirëkuptim, të punojmë së bashku për ti dhënë një zgjidhje permanente sipas standardeve ligjore këtij problem?, është shprehur Gjiknuri.