Report TV - Pengimi i gazetarit në Butrint,Unioni i Gazetarëve: Rast i paprecedentë

2018-05-03 0

Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas pengimit të gazetarit të Report Tv për të hyrë në Parkun e Butrintit. I ftuar në studion e Report Tv, kreu i Unionit Aleksandër Çipa e ka cilësuar këtë një veprim të paprecedentë që bie ndesh edhe me ligjin për të drejtën për tu informuar. Ai theksoi se kushdo që pengon gazetarin të kryej misionin e tij publik do të ndëshkohet.
?Kam folur me kolegun është shprehur për këtë pengim, kjo është një flagrancë një shkelje e të drejtës për të vizituar ambiente të hapura. Kushdo që pengon gazetarin të kryej misionin e tij publik do të ndëshkohet. Kemi ligjin për të drejtën për informim, dhe këtu kemi mungesë të transparencës.Ky është centralizëm për të penguar qytetarët për të hyrë në parqe publike. Për këtë do ti kërkojmë Ministrisë së Kulturës reagim, më pas do të reagojmë edhe ne.?, tha Çipa.

Kreu i Unionit të Gazetarëve komentoi edhe ndërtimet në park, ku u shpreh se për lejimin e ndërtimeve të tilla nevojitet një listë institucionesh që do ti lejonin.

?Për të kryer ndërhyrje të tilla duhet një listë institucionesh që e lejojnë atë, këtu ka mungesë transparence. Nuk mund të bllokohet as kamera e vizitorëve e jo më kamera e mediave e raportimi i gazetarit. Pse duhet penguar gazetari të raportojë kur aty paska një ndërtim të ligjshëm? Kjo bie ndesh me ligjin për informim.?, tha Çipa.