Kujtohet 70 vjetori i ekzekutimit të deputetëve opozitarë

2018-05-03 4

70 vjetori i ekzekutimit të deputetëve të opozitës nga regjimi hoxhist është kujtuar me një seancë përkujtimore në parlament nën moton ?Deputetet për deputetet?.

Në fjalën përshëndetëse kryeministri Edi Rama u shfaq krenar që qeveria e tij mori përsipër të miratonte ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, që sipas tij ishte hap që e ndan vendin prerazi nga e kaluara komuniste.

?Një ligji që më në fund e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan përmes ferrit komunist, vendosën të ndahen me të duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën. Dhe unë nuk mund të mos jem sot krenar me faktin që jam në krye të një qeverie e shumice që këtë mision e mori përsipër pasi të tjerët para nesh nuk patën kurajon ta merrnin.?

Por krenaria e kryeministrit ne sallën e parlamentit ia lë vendit ?meaculpes? së kreut të opozitës, i cili tha se ndihej fajtor si pjesë e politikës që kishte lejuar që eksponentët të regjimit komunist të drejtojnë sot afro 3 dekada nga rënia e atij sistemi, parlamentit. Duke iu referuar zgjedhjes së Gramoz Ruçit në postin e kreut të Kuvendit, por pa e përmendur më atë me emër.

?Sot unë ndjehem fajtor, që ne kemi lënë pa bërë shumëçka për gati tri dekada për të dënuar krimet e komunizmit. 70 vjet pas vrasjes së deputetëve unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një Kuvendi, i cili drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale.?

Autoriteti për hapjen e dosjeve ka arritur të zbardhë të gjitha materialet arkivore qe ekzistojnë për gjyqin e zhvilluar ndaj 21 deputeteve te dënuar , 15 prej te cilëve u pushkatuan pasi iu kundërvunë kufizimit të lirive duke u akuzuar si pro-perëndimorë. /Tv Klan