Ministra e Drejtësisë ka nisur punën për reformimin e zyrave të Hipotekave në mbarë vendin. Duke pranuar shërbimin e ulët në këto zyra, ministrja Etilda Gjonaj njoftoi hapjen e një konkursi për të zgjedhur drejtuesit e rinj në çdo zyrë hipoteke. Në një dalje për media, ministrja ftoi të gjithë qytetarët që mendojnë se plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e kësaj reforme, në mënyrë që në zyrat e hipotekave të ketë shërbyes të qytetarit dhe jo shërbyes të partive politike.