Report TV - Krimet e komunizmit, Rama: Ta çlirojmë Kuvendin nga ndotja

2018-05-03 0

Parlamenti është mbledhur këtë të martë në një seancë përkujtimore ?deputetët për deputetët?, me rastin e 70-vjetorit të ekzekutimit të grupit të deputetëve. Duke risjellë në vëmendje të shkuarën e dhimbshme komuniste, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë pjesëmarrësit në sallë, pavarësisht në shumicë a pakicë, janë aty si rezultat i lirisë dhe për ta përdorur lirinë me fjalën në funksion të atyre që i sollën aty.

Sipas tij, është e vështirë të përjetosh sot frymën e sakrificës që çoi në asgjësimin e paraardhëse, pasi nuk mund të harrohet sa shpesh shkelet fryma e lirisë çdo javë në sallën e Kuvendit.
Më tej, i pari i qeverisë foli për ligjin e dosjeve, duke thënë se është krenar që qeveria e tij mori përsipër këtë mision, këtë ligj që sipas tij, 27 vite u përdor për të goditur njëri-tjetrin, ndërsa tashmë pritet që të hidhet dritë mbi të shkuarën.

Free Traffic Exchange