Ora News - Ndalohet Gjepali, pjesë e grupeve kriminale Shijak-Durrës-Tiranë

2018-05-03 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Durrësit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupeve kriminale që veprojnë mes Shijakut-Durrësit dhe Tiranës.
Pas afro katër muajsh hetime intesive, gjatë një operacioni të zhvilluar në Shijak, policia ka ndaluar shtetasin Emiljan Gjepali, 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim S. Gjepali, 43 vjec. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, finaliznuan operacionin e koduar ?Streha?, ku në banesën e shtetasit S.Gjepali, u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe 5 armë të llojeve pistoletë dhe automatik.
?Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se Emiljan Gjepali, është i përfshirë në veprimtarinë kriminale, të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët? informon policia e Durrësit.
34-vjeçari zotëronte edhe një ?Benz? të blinduar, të cilin uniformat blu e sekuestruan në cilësinë e provave materiale së bashku me armët edhe drogën.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ndalohet-gjepali-akuzohet-se-u-perfshi-ne-veprimtari-kriminale/

Free Traffic Exchange