Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Planet vjetore të aktiviteteve në të gjitha shkollat e vendit do të hartohen në bashkëpunim me nxënësit dhe prindërit
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë një takimi me mësues e nxënës në Laç, tha se nisma do të standartizohet në vijim.
Lindita Nikolla: ?Nuk duhet të ketë më asnjë plan shkollor, asnjë angazhim shkollor që bëhej si deri dje rutinë e dretorit të shkollës apo Drejtorisë së shkollës, në rastin më të mirë e një diskutimi me mësuesit dhe ku jo rrallë herë shihen planet copy paste nga një vit në vitin tjetrin.?
Sipas Nikollës sa më shumë prindërit dhe mësuesit të jenë bashkë për të ndarë e zhvilluar përgjegjësitë e reja aq më shumë arritjet e fëmijëve bëhen të dukshme dhe aq më shumë u shërbehet nxënësve me cilësinë e merituar në arsim.
Lindita Nikolla: ?Padyshim që rrija e pagës deri në masën 40% është një tjetër angazhim i qeverisë për ti ardhur në ndihmë mësuesve të cilët unë e them me plot gojën që ata janë heronj të Shqipërisë.?
Ministrja Nikolla përsëriti angazhimin për të qenë në krah të mësuesve në misionin e tyre.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-plani-vjetor-i-shkollave-ne-bashkepunim-me-prinderit-e-nxenesit/