Parlamenti kujton vrasjen e 15 deputetëve nga diktatura - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
70 vite pas vrasjes së 15 deputetëve nga regjimi komunist, parlamentarët shqiptare ende vijojnë betejën politike në emër të antikomunizmit. Në një seancë përkujtimore Kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha u përplasën verbalisht.E nëse Rama kujtoi se vetëm dy vite më parë, Parlamenti arriti të miratojë një ligj që mundësonte hapjen e dosjeve të komunizmit, Basha foli për ndryshime ligjore.Për të kujtuar masakrën e 70 viteve më parë, drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit Gentiana Sula, kërkoi bashkëpunimin politik, për zbardhjen e krimeve të komunizmit.Ligjvënësit shqiptar mbajnë një minutë heshtje në kujtim të masakrës së tetorit 1947, kur regjimi komunist ekzekutoi deputetët opozitarë të kohës.

Free Traffic Exchange