http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një çift të moshuarish në zonën e plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës janë terrorizuar dhe grabitur në banesën e tyre nga katër persona të maskuar. I zoti i shtëpisë Resmi Osmënaj rrëfen momentet e tmerrit kur grabitësit hynë brenda. Pasi kontrolluan të gjithë banesën, nën kërcënimin e armës ata kanë marrë paratë. 81 vjecari thote se ka mundur ta njoftojë policinë, vetëm pasi janë larguar personat e maskuar.Sanije Osmënaj tregon se grabitësit i kane hequr varësen nga qafa, ndërsa i kanë kërcënuar se nëse do të njoftonin policinë do ti vrisnin.Uniformat blu nuk kane konfirmuar ende shumën e lekeve te grabitura. Sipas banorëve, kjo zonë vijon të mbetet problematike, pasi mungon ndriçimi në rruge dhe gjate natës lëvizja është e rrezikshme.