Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka deklaruar në seancën ndaj Emiljano Shullazit se Dhori Kule i kë thënë që është kërcënuar nga Shullazi.
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se në seancën e sotme tek Krimet e Rënda Haki Çako ka pretenduar që është vënë në dijeni për kërcënimin nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ai ka thënë se ka pasur një takim me Nikollën dhe bashkë me të edhe me rektorin në atë kohë Dhori Kule i cili i ka përmenduar që një nga personat që e ka kërcënuar kishte qenë Shullazi.
Ndërkohë ish-rektori Dhori Kule ishte i pranishëm ne seancë, por nuk ka dëshmuar pasi është lërguar për arsye shëndetësore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shullazi-deshmojne-tahiri-cako-koni-dhe-kule/