Report TV - Shqipëria mundet 0:1 nga Italia ruan vendin e tretë në Grupin G

2018-05-03 1

HKODER - Shqipëria luan mirë por nuk ia del ndaj Italisë në stadiumin "Loro Boriçi" përballë tifozerisë vendase. Kuqezinjtë janë mundur minimalisht 0:1 me gol të lojtarit të Interit, Antonio Candreva. Pavarësisht kësaj humbje kuqezinjtë e Christian Panuccit arrijnë të mbajnë vendin e tretë në Grupin G me 13 pikë të grumbulluara në 10 ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës "Rusi 2018". Kjo është humbja e dytë radhazi për Shqipërinë pas asaj 3:0 me Spanjën në Alicante tre ditë më parë.

Me këtë ndeshje mbyllet edhe aventura e kuqezinjve në fazën kualifikuese të Kupës së Botës. Sfida e ardhshme mbeten eliminatoret e Kampionatit Europian të cilat nisin shtatorin e vitit të ardhshëm. Ndeshje të cilat FSHF shpreson t'i zhvillojë në stadiumin e ri "Arena Kombëtare", punimet për ndërtimin e të cilit vijojnë intensivisht. Kjo ishte ndeshja e parë në Shqipëri për katër herë kampionët e Botës. Me këtë fitore Italia ruan vazon e parë për fazën e ?Play- Off?-it, ndërsa kuqezinjtë edhe pse nuk morën pikë, mbajnë vendin e tretë në grup.