Ora News – Mbyllen 100 biznese të paregjistruar dhe për mos lëshim kuponi

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm një javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet në vend janë penalizuar me mbyllje 100 subjekte pasi janë konstatur të paregjistruara ose nuk kanë lëshuar kupon. Nëndrejtori i Tatimeve deklaron se këto biznese janë kryesisht në zona periferike ndërsa po hetohet edhe mundësia e abuzimit të inspektorëve. Rritje të ndjeshme në ditët e para të aksionit ka pasur edhe lëshimi i kuponëve duke sjellë 3.7 miliard lekë më shumë.
Mbyllen 100 biznese pasi kanë rezultuar të paregjistruar dhe nuk kanë lëshuar kupon.
Nëndrejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, deklaron se kryesisht këto biznese janë në periferi ndërsa nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me këto subjekte edhe të inspektorëve.
Curri shprehet se pjesë e aksionit është edhe hetimi për inspektorët që nuk zbatojnë ligjin.
Curri: Sa herë që ndodhemi para këtij fakti sigurisht që administrata tatimore është e detyruar që të mbajë qëndrim dhe të bllokojë aktivitetin e këtij biznesi që ushtron veprimtari të paregjistruar. Rastet janë shumë të rralla, shumë të kufizuara, ku administrata tatimore ka qenë e detyruar të përdorë mjete të tilla të forcës për detyrimin e tatimpaguesit për tu regjistruar. Janë në zona periferike kryesisht por nuk përjashtohet mundësia për zona të tjera. Që nga 1 tetori kur filloi fushata anti-informalitet ne kemi angazhuar këtë strukturë pikërisht me këtë, të shohë, të zbulojë, të monitorojë punën e administratës tatimore në terren.
Rritje të ndjeshme gjatë një jave aksion ka pasur edhe numri i kuponëve të lëshuar, të cilët kanë sjellë 3.7 miliardë lekë më shumë në buxhet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/mbyllen-100-biznese-te-paregjistruar-dhe-per-mos-leshim-kuponi/