Kundërshtimi që po i bën opozita nismës së qeverisë për ta përfshirë biznesin e vogël në skemën e TVSH-së për kryeministrin nuk përbën ndonjë argument real, për të hequr dorë nga aplikimi i këtij vendimi prej Janarit të vitit të ardhshëm. Në bashkëbisedim me banorë të Lezhës për buxhetin e vitin e ardhshëm, kreu i qeverisë shprehu gadishmërinë për të vazhduar me aksionin antiinformalitet.
Por Ministri i Financave dhe vetë Kryeministri sqaruan se zejtarët dhe tregtarët ambulantë, të regjistruar në bashki, nuk do të mbajnë kasë fiskale.
Kryeministri u shpreh mbështetës për shqetësimit të Kryebashkiakut demokrat të Lezhës, për të investuar në segmentin Shëngjin - Lezhë, duke i lajmëruar se investimet në këtë qark janë në listën e prioriteteve vitin e ardhshëm. Por ajo që Rama kërkon nga ky drejtues lokal dhe të gjithë krerët e bashkive përfshirë dhe ata socialist është shkurtimi i shpenzimeve për administratën e bashkive.
Rama u kërkoi qytetarëve të Lezhës që të bëhen anëtare të platformës së bashkëqeverisjes pasi kështu do të mund të venë në provë qeverinë për t'i thënë stop korrupsionit.
Tv Klan