“Beteja ndaj informalitetit nuk do ndalet” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. Gjatë konsultimit publik për buxhetin 2018 në Lezhë, Rama theksoi se lufta kundër informalitetit do të vazhdojë pavarësisht betejës politike qe po bën opozita.

Shefi i ekzekutivit nënvizoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, e cila do të mundësojë objektivin për rritje ekonomike ne masën 5% deri në fund të mandatit.


Pjesë e takimit ka qenë edhe kreu demokrat i Bashkisë Lezhë, i cili pavarësisht dallimeve politike theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave.

?Unë personalisht nuk jam nga ana që bëj veprimin tjetër për inat të vjehrrës. Nëse reformat do funksionojnë do t?i përshëndes. Do doja që këtu të ishte zoti Basha, por respektoj verdiktin e tyre.?

Konstatim i cili u shoqërua më pas me një batutë të Ramës.

?Pavarësisht se Frani është mërzit se fituam ne, do dali më mirë edhe për Franin.?